Ministria e Shëndetësisë
     

Shqip | EnglishSrpski  
 
 
    Faqja e parë > Rreth Ministrisë > Fushëveprimi
 

Fushëveprimi

(I) Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jo diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;

(II) Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë dhe në lëmin e mbrojtjes së mjedisit për nxitjen e zhvillimit koherent të politikës për shëndetësi dhe mbrojtjen e mjedisit;

(III) Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare;

(IV) Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës;

(V) Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë;

(VI) Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesinshëndetësor dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjegjësinë e kësaj ministrie;

(VII) Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit;

(VIII) Krijon politikën, zbaton ligjet dhe mbikëqyr aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit duke përfshirë edhe resurset e ujit, ajrin, tokën dhe biodiversitetin;

(IX) Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore dhe mbrojtjen e mjedisit;

(X) Monitoron dhe konstaton gjendjen e mjedisit, në veçanti ndikimin e veprimtarisë industriale, të shërbimeve publike dhe të veprimtarisë ekonomike, meqë ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit;

(XI) Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor dhe të mjedisit për të ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit;

(XII) Krijon politikën për menaxhimin e resurseve të ujit dhe mbikëqyr implementimin e tyre;

(XIII) Përkrah zhvillimin, implementimin dhe transferimin e teknologjive të pastra;

(XIV) Në bashkëpunim me ministritë tjera përkatëse, identifikon fushat që duhet mbrojtur për të mirën e popullatës, krijon politikën dhe implementon masa për ruajtjen dhe administrimin e tyre;

(XV) Siguron inkorporimin e planit hapësinor mbarëkosovar në politikën dhe programet e Qeverisë dhe mbikëqyr implementimin e tyre nga autoritetet përkatëse dhe

(XVI) Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbikëqyr shërbimet e kontrollit të kualitetit të ushqimit dhe të lëndëve të para bujqësore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve; si dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/5 të datës 4.3.2002. Mbi ndryshimin e rregullores së UNMIK-ut mbi ekzekutivin e IPVQ-ve, neni 1. të nënshkruar nga Michael Steiner, Ministria e Shëndetësisë ka këto përgjegjësi:

(I) Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jodiskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor;

(II) Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin koherent të politikës për shëndetësi;

(III) Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare;

(IV) Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës;

(V) Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë;

(VI) Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin shëndetësor nën përgjegjësinë e kësaj ministrie;

(VII) Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin;

(VIII) Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore;

(IX) Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor për ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë;

(X) Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbikëqyr shërbimet e kontrollit të kualitetit të ushqimit dhe të lëndëve të para bujqësore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve.

 
 
Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha drejtat e rezervuara.