|
|
|
Ligji për shëndetësi
Kujdesi shëndetësor në Kosovë zbatohet në nivel parësor, dytësor dhe tretësor.
Kujdesi shëndetësor sigurohet me ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësorë.
Kujdesi shëndetësorë sigurohet me organizimin dhe zbatimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet shëndetësore të sektorit publik, privat dhe mikst.
Veprimtaria shëndetësore organizohet me qëllim të sigurimit të kujdesit të përshtatshëm dhe të suksesshëm shëndetësor për qytetarët, në kushte normale dhe në rrethana dhe gjendje të jashtëzakonshme.
Veprimtaria shëndetësore siguron kujdesin shëndetësor për qytetarët nëpërmjet zbatimit të masave dhe të metodave bashkëkohore të shkencës së mjekësisë dhe të shkencave të lidhura me të, si dhe nëpërmjet ndjekjes së vazhdueshme të rezultateve të tyre.
Të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet e Kosovës duhet të kenë qasje në sistemin e kujdesit shëndetësor. Sigurimi shëndetësor realizohet në formë sigurimi shëndetësor themelor e privat dhe zbatohet në formë sigurimi të detyrueshëm dhe vullnetar në agjencione të sigurimeve shëndetësore dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Veprimtaria shëndetësore është veprimtari me interes të veçantë shoqëror.
Sistemi shëndetësor siguron dhe zbaton sistemin unik informativ shëndetësor.
Veprimtaria shëndetësore i nënshtrohet mbikëqyrjes ligjore dhe profesionale që e siguron Ministria e Shëndetësisë.
Institucionet shëndetësore, personat juridikë dhe qytetarët e Kosovës në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të tyre kujdesen për sigurimin dhe përparimin e kushteve për zbatimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve.
Qytetarët kanë të drejtë dhe detyrim që t'u përmbahen masave të kujdesit shëndetësor dhe të marrin pjesë në zbatimin e tyre.
për më tepër... Mbi shpalljen e ligjit
|
|
|